MISIONI DHE VIZIONI​

PRIMA TOBACCO L.L.C. është anëtare e grupit të kompanive PRIMA si dhe është distributor dhe importues i autorizuar ekskluzivë i produkteve të JAPAN TOBACCO INTERNATIONAL (Tobako Japoneze Internacionale) për territorin e Kosovës.PRIMA TOBACCO L.L.C. është kompani private, me ulëse të regjistruar në Prishtinë, krijuar në vitin 2005 dhe deri më tani ka zhvilluar vetën si një nga kompanitë udhëheqëse në këtë biznes në Kosovë.

Me përkushtim serioz në punë PRIMA TOBACCO L.L.C. ka arritur këtë pozitë në treg, me qëllim të përmirësimit dhe zgjerimit të biznesit të saj në të ardhmën.
Sot kompania ka të punësuar 41 punëtorë të cilët janë të organizuar dhe të trajnuar për ti plotësuar përgjegjësitë dhe detyrat në punë dhë për të kënaqur nevojat e klientëve.
Ne përmbajmë një flotë të veturave të cilat janë të pajisura për nevojat e procesit të distribuimit të produkteve të duhanit në nivelin e lartë që prezenton bazën e fortë të përmirësimit të potencialit tonë për rritje të mëtutjeshme.

Depoja jonë e gjërë dhe moderne është e adaptuar që të përkrah biznesin tonë në mënyrë sa më efikase dhe për të kënaqur të gjitha standardet e kërkuara për deponimin e këtij lloji të mallit.Që nga krijimi, vizioni ynë ka qenë për të krijuar një kompani, e cila do të jetë e suksesshme në biznesin e saj, por edhe për të krijuar një kompani që do të jetë e njohur falë kualitetit të saj të lartë që i ofron kostumatorvë të saj. Ne vazhdimisht kemi për qëllim që të arrijmë këtë dhe jemi duke u munduar për të përmirësuar kompaninë tonë dhe të përmbushim nevojat e kostumatorëve tanë, duke i paraqitur prodhimet tona gjithmonë në dispozicion dhe në çdo pikëshitje.

Shërbimet e nivelit të lartë të shpërndarjes, zhvillimi i tregut dhe përmirësimet në logjistikë, si dhe efikasiteti në biznes janë themeli i strategjisë së zhvillimit tonë. Zhvillimi i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm i kompanisë, rritja e të hyrave dhe profitit, si dhe cilësia në kujdesin ndaj kostumatorit, duke përfshirë edhe kujdesin për punëtorët tanë, pjesëmarrja aktive në zhvillimin e komunitetit janë baza e suksesit tonë në të ardhmen.

Rreth nesh

Prima Tobacco L.L.C. është importues dhe distributor ekskluzivë i produkteve të Japan Tobacco International (Tobako Japoneze Internacionale) për territorin e Kosovës.Në tregun e Kosovës ne prezentojm brendet vijuese të cigareve:

  • Camel
  • Winston
  • Ronson

Këto produkte janë në dispozicion gati në çdo pikë të shitjes në Kosovë.

 

All Rights Reserved PRIMA Tobacco © Copyright 2020